Pas tërmetit të fuqishëm në Marok, ku humbën jetën 296 persona, së fundmi ka reaguar edhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila shprehu ngushëllimet e saj për viktimat.
"Unë shpreh solidaritetin për kryeministrin, Aziz Akhannouch, me familjet e viktimave dhe me popullin maroken, duke demonstruar disponueshmërinë e plotë të Italisë për të mbështetur Marokun në këtë ngjarje", tha Meloni.
Kreu i qytetit të Talat N'Yaaqoub, Abderrahim Ait Daoud, i tha faqes marokene të lajmeve 2M se disa shtëpi në qytete u shembën dhe në disa vende u ndërpre energjia elektrike, raporton La Repubblica.
Autoritetet po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe lejimin e kalimit të autoambulancave, por distancat e mëdha mes fshatrave i pengojnë ata.
Në videot e publikuara në mediat sociale, ndërtesat mund të shihen të kthyera në rrënoja dhe pluhur dhe pjesët e mureve që janë ngjyrë të kuqe të cilat janë mjaft të famshme për vendin turistik që rrethojnë qytetin e vjetër të Marrakech, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, janë dëmtuar.
Lajmi kryesor:
VIDEO+FOTO/ Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë në Marok, shkon në mbi 1300 numri i viktimave! Shteti shpall 3 ditë zie kombëtare
S.S/ReportTv.al