Politikë
Top 24

Tërmet Peçit s’i ndahet shpirti nga polifonia labe, ia merr këngës dhe shtron mish për veteranët e Tepelenës (VIDEO)

29 Nëntor 2018, 17:51| Përditesimi: 29 Nëntor 2018, 17:58

  • Share

Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, duket se ushtron një tjetër ‘pasion’ përveç politikës. Pas këngës që i këndoi pak muaj më parë ish-diktatorit Enver Hoxha, Peçi është bashkuar sërish me këngëtarin Golik Jaupi, dhe sot ka kënduar me rastin e 74-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët.

Pas ceremonisë së zhvilluar tek Varrezat e Dëshmorëve, Peçi shtroi një drekë për veteranët e luftës, ku ia mori këngës labe por kësaj here, jo për Hoxhën. Veteranët që ishin të pranishëm në drekë, ia kthenin ison.

‘O biro, bir o bir. Kaq e pate, të kam ty o si vëlla, o bir. Do ma bësh qejfin si djalë, se kam hak për të marrë.”-janë disa nga vargjet e këngës.

Për më shumë ndiqni videon

Komento

Komente

  • Grigor: 18/01/2019 22:53

    Bravo shtanga, - po Takun me vete e ke?

    Përgjigju
  • Vlora: 29/11/2018 20:58

    Te lumte goja Termet,ai popull qe harron ata qe dhane jeten per lirine e atdheut,shpejt humbet cdo vlere njerezore.

    Përgjigju
  • Zylo: 29/11/2018 19:54

    Te lumte goja Termet Peci , qe jo vetem kendin , por e bere Tepelenen nje qyteze te mrekullueshme turistike . Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?