Vinicius Junior konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në botë, por braziliani po përballet me probleme serioze ligjore.
Sipas Marca, ylli i Real Madridit mund të pezullohet me dy vjet për shkelje të rregulloreve të FIFA-s. Kompania Tiberis Holding do Brasil, e cila paraqiti një ankesë kundër lojtarit në komitetin e etikës të FIFA-s, pretendon se Vinicius Junior ka shkelur rregullin që ndalon futbollistët aktivë të zotërojnë shumë klube futbolli në të njëjtën kohë.
Pretendohet se përmes firmës ALL Agenciamento Esportivo, Vinicius fitoi aksione në disa klube braziliane të futbollit, si dhe në Alverca të Portugalisë. Sipas rregullave të FIFA-s, dënimi maksimal për një shkelje të tillë është një pezullim prej dy vitesh.
Megjithatë, pritet që lojtari të paguajë një gjobë të konsiderueshme financiare dhe të heqë dorë nga disa prej aksioneve e tij në klubet e futbollit.
Lajmi vjen si një "rrufë në qiell të hapur" për Real Madridin, që ka gjetur akordin me lojtarin për të rinovuar kontratën.
Komente
