Erdogan

Tërmetet e fuqishme në Turqi, Erdogan: Nuk do ketë pallate të reja me më shumë se 4 kate

4 Mars 2023, 13:26| Përditesimi: 4 Mars 2023, 13:29

  • Share

Në nisje të “Modelit Kombëtar të Mburojës së Rrezikut”, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se ndërtesat e reja nuk do të jenë më shumë se tre ose katër kate të larta.

 Modeli u lançua për ndërtimin e shtëpive të reja të banimit pas tërmeteve shkatërruese në jug të vendit me rreth 50 mijë viktima.

Sipas Erdogan, qëllimi i takimit ishte formimi i bazës intelektuale për modelin, ku shtoi se duke krijuar këtë qasje, të gjitha rreziqet duhet të merrn parasysh pas fatkeqësisë me të cilën po përballet vendi.

Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 11 provincat e goditura nga tërmetet. Ky rajon është duke u përballur me pasgoditje të vazhdueshme tërmeti.

Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50.000, mbi 44 mijë persona në Turqi, kurse në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është rreth 6 mijë viktima.

Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar afro 10 mijë pasgoditje. Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi. 1.5 milion njerëz kanë mbetur të pastrehë, ndërsa mbi 160.000 ndërtesa me 520.000 apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?