Greqi

Kosova & Rajoni

Mbi 7700 tërmete në 9 ditë radhazi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Santorini! Kryeministri grek viziton nesër ishullin

6 Shkurt, 14:56| Përditesimi: 6 Shkurt, 15:39

  • Share

Prej disa ditësh Santorini është “mbërthyer nga paniku” i tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë goditur vendin. Si pasojë e kësaj, është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Aktiviteti i pandërprerë sizmik në zonën detare mes Santorinit dhe Amorgos “detyroi” mijëra qytetarë të largoheshin nga ishulli.

“Bashkia Thira u shpall gjendje emergjente e Mbrojtjes Civile pas vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Vasilis Papageorgiou, për adresimin e nevojave emergjente dhe menaxhimin e pasojave nga aktiviteti sizmik që ka ndodhur së fundmi në zonën e mësipërme. Kjo deklaratë do të jetë e vlefshme nga data 02.01.2025 deri në datën 3.3.2025”,- thuhet në njoftimin zyrtar.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të udhëtojë për në Santorini i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilias.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, ai pritet të mbërrijë atje nesër në mëngjes. Mitsotakis do të vizitojë Fira dhe do të bisedojë me përfaqësuesit e mekanizmit shtetëror që janë dërguar atje, si dhe me banorët që kanë mbetur në zonë.

Më shumë se 7.700 tërmete janë regjistruar në zonën Santorini – Amorgos nga 26 janari deri më 4 shkurt, sipas një njoftimi urgjent të lëshuar nga Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës (EKPA).

Siç theksohet, shpërndarja e epiqendrave të tërmeteve më 4 shkurt ishte e ngjashme me atë të 3 shkurtit, me shumicën e lëkundjeve që u regjistruan pranë ishullit Anydro.

Në raport theksohet se përveç rrezikut sizmik, zona e gjerë, dhe veçanërisht Santorini, paraqet mundësi për shfaqjen e rreziqeve gjeologjike shoqëruese të tërmeteve, si rrëshqitjet e dheut.

Xh.K/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 06/02/2025 18:31

    te kishin rene dhe nja 1000 me athine..ti vijne mend ne vend pisave...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?