'Lëkundjet sizmike vijojnë, ka lëkundje çdo 5 minuta', kështu është shprehur Kosta Çela, kreu i Shoqatës së Shqiptarëve në Santorini teksa foli për tërmetet që goditën zonën e Santorinit në Greqi.
Në një lidhje skype, për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, qytetarët janë në panik dhe shumë prej tyre kanë fjetur edhe në makina.
‘Po vijojnë lëkundjet sizmike të herë pas hershme, por është diçka normale pas tërmetit. Çdo 5 minuta ka lëkundje. Por mediat e kanë trajtuar në një mënyrë të keqe sepse është fillimi i sezonit turistikë, shumë shqiptarë me fëmijë janë larguar drejt Athinës për siguri, po në këtë moment nuk ka më rrezik të madh. Njerëzit kanë dal jashtë, rrinin në makina nga frika se mos shtëpitë e tyre shembeshin’, tha ai.
Sipas tij, shumica e atyre që janë larguar janë shqiptarë që jetojnë në këtë zonë. Ai tha se ka pasur edhe më herët tërmete, por nuk është krijuar ky lloj panik tek njerëzit.
‘Po më shumë po largohen nga ishulli janë shqiptarët grekët janë këtu ende. Edhe në 2011 ka pasur tërmete dhe mbaroi me aq, por jo si këtë herë’, tha ai.
Çela theksoi se për momentin si pasojë e tërmetit ndërtimet në Santorini janë pezulluar dhe shkollat janë mbyllur.
‘Pas tërmetit ndërtimet në këtë zonë janë pezulluar dhe shkollat janë mbyllur. Deri në një urdhër të dytë sa të qetësohet situata, por njerëzit e tjerë që kanë punë të tjera vijojnë jetën normale’, tha ai.
Tërmete, disa me magnitudë mbi 4 rihter dhe të tjerë me magnitude 5, tronditën Santorinin herë pas here në 3 shkurt pasi njerëzit u këshilluan të qëndronin jashtë hapësirave të brendshme dhe porteve të vogla. Njësitë e reagimit ndaj fatkeqësive u vendosën në terren si masë paraprake. Lëkundjet janë regjistruar midis ishujve vullkanikë Santorini dhe Amorgos në Detin Egje, duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat në Santorini dhe pranë Ios, Amorgos dhe Anafi.
Ekspertët kanë thënë se aktiviteti sizmik në ishull, disa nga zonat më të populluara të të cilit janë vendosur në shkëmbinj të thepisur, do të vazhdojë për javë të tëra. Edhe pse është përjashtuar nga zyrtarët, disa anëtarë të komuniteti të sizmologjisë në Greqi i druhen rizgjimit të Kolumbos, vullkanit nënujor pranë ishullit piktoresk të egjeut. Ai renditet ndër vullkanet me fuqinë shkatërruese më të madhë në botë dhe cilësohet edhe si shkatërrues I qytetërimit të lashtë minoik, I cili u zhduk për shkak të shpërthimit të fuqishëm të kolumbos.