Epiqendra e tërmetit në Rimini, Itali

Bota
Top 24

Tërmeti 4.5 ballë godet brigjet italiane, lëkunden disa qytete, s'ka të lënduar

18 Nëntor 2018, 16:27| Përditesimi: 18 Nëntor 2018, 16:42

  • Share

ITALI - Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u ndje sot në mesditë në brigjet Romagnolas në Rimini. Ora shënonte 13:48 minuta kur toka filloi të lëkundej. Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 43 kilometra thellësi në zonën e Santarcangelo të Romagna në Rimini.

Në rrjetet sociale u raportua se lëkundje u ndjenë dhe në disa qytete të tjera të Italisë si në Romagna, Ravvennate të Riminit dhe në Marche.

Epiqendra e tërmetit në Rimini, Itali

Të dhënat e Qendrës Sizmologjike Europiane për tërmetin

Tronditja zgjati shumë sekonda dhe shkaktoi shumë panik tek banorët, shkruajnë mediat italiane. Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?