Dy ditë më parë lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në qarkun Dibër ndërkohë që goditje më të lehta kanë vazhduar edhe 48 orët e fundit.
Ndërkohë që nga emergjencat Civile njoftuan menjëherë se bëhet fjalë për disa dhjetëra banesa që kanë pësuar dëme, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kanë konfirmuar për Report Tv se tani mbi 110 banesa kanë rezultuar të dëmtuara.
Shehu ka bërë me dije se shifra e konstatuar në terren është dëmtimi i 110 banesave, 30-35 prej të cilave me dëmtime më serioze. Prefekti jep edhe banesat e dëmtuara sipas Njësive Administrative.
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, në një lidhje live për Report Tv ka treguar se nga 110 banesat e dëmtuara janë të gjitha të banueshme dhe nuk ka asnjë rrezik për banorët e zonës së prekur nga tërmeti i 2 ditëve më parë.
Njoftimi i institucionit të prefektit:
Informojmë për situatën pas tërmetit te datës 29.10.2021 që preku qarkun Dibër, nga institucioni i Prefektit ne komunikim me MC te bashkime Bulqizë, bazuar ne situatën e krijuar nga raportimet nga njësitë administrative të kësaj bashkie ku u raportuan dëme në disa banesa për të cilën u ngritën 3 grupe pune për këtë qëllim, ku nga verifikimet në terren u konstatuan të dëmtuara 110 banesa, nga te cilat 70-75 banesa te dëmtuara lehte dhe 30-35 banesa me dëmtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative te ndara si me poshtë vijon;
Nj. Adm. Shupenze 25 banesa.
Nj. Adm. Zerqan 22 banesa.
Nj. Adm. Fushë-Bulqizë 28 banesa.
Nj. Adm. Gjoricë 11 banesa
Nj. Adm. Ostren 9 banesa.
Nj. Ad. Trebisht 6 banesa.
Nj. Adm. Martanesh 6 banesa.
Nj. Adm. Bulqizë 4 banesa.
Grupet e verifikimit të Bashkise Bulqizë janë në terren për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në territor. Mbetemi ne kontakt.
4.5 ballë ishte tërmeti që goditi Dibrën sipas Institutit të Gjeoshkencës. Lëkundja ishte me epiqendër në Bulqizë dhe thellësi 14 kilometra. Sipas IGJEUM, vetëm 6 minuta para lëkundjes 4.5 ballë, është regjistruar një tjetër tërmet 3.3 ballë. Lëkundja ka shkaktuar jo pak frikë e panik te qytetarët, të cilët dolën jashtë banesave, teksa thonë se tërmeti ishte i fortë.
Ndërkohë që Bulqiza vijon të përballet me lëkundjet e tërmetit. Brenda 48 orëve janë shënuar 7 lëkundje tërmeti.
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, në një lidhje live për Report Tv ka treguar se nga 110 banesat e dëmtuara janë të gjitha të banueshme dhe nuk ka asnjë rrezik për banorët e zonës së prekur nga tërmeti i 2 ditëve më parë.
"Të gjitha banesat janë të banueshme. Nga kryetari i bashkisë janë ngritur 3 grupe të verifikimit në terren. 2 prej ndërtesave të dëmtuara janë të njësive administrative. Ne jemi në kontakt me banorët e dëmtuar. Jemi të gatshme të ndihmojmë me materiale emergjente banorët nëse do të jenë të domosdoshme. Në përgjithësi janë ndërtesa të amortizuara, të prekura nga tërmetet e tjera. Bashkia, Prefektura dhe emergjencat civile janë pranë banorëve", tha ndër të tjera ai.