Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj

Kronikë

Tërmeti 5.1 ballë, Veliaj thirrje qytetarëve: Evitoni ndërtesat e larta, telefononi emergjencat

4 Korrik 2018, 11:30| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 11:45

  • Share

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj menjëherë pas tërmetit që ka përfshirë vendin ka reaguar në Facebook. Veliaj iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të kërkojnë ndihmë nëse iu nevojitet. Veliaj bën apel, që të gjithë qytetarët të largohen nga ndërtesat e larta.

SHPËRNDAJE

Tirana sapo kaloi disa vale termeti! Pa panik, evitoni ndertesat gjer sa te sqarohen rrethanat nga autoritetet! 

Nese jeni prekur nga termeti, ju lutem telefononi emergjencat 

Kontaktoni te afermit, sidomos te moshuarit per t’i ndihmuar! 

Erion Veliaj, kryetar i bashkisë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë pak minuta më parë në Tiranë dhe disa zona përreth. Mësohet se tërmeti ka qenë rreth 5.1 ballë sipas rrjetit ndërkombëtar sizmiologjik, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, rreth 12 km larg me thellësi 20 km.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ed harris: 20/04/2019 13:21

    Erjon veliaj.kryetari i bashkise me i mire qe ka njohur Shqiperia.te plasin nga inati horrat xheloz.

    Përgjigju
  • Ncjdjdnd: 04/07/2018 12:22

    Ca cinizmi. E mbush vendim me kulla e thote evitoni ndertesat e larta.

    Përgjigju
  • Cim tironci: 04/07/2018 12:14

    Erioni po ben politike kundra Ed Rames shume shpejt Edi do ta here qafe sepse KULLAT MBI CDO GJE EDHE MBI POLITIKANET

    Përgjigju
  • Niku: 04/07/2018 11:44

    Z Veliaj , po ato gradacelat qe jan dhene leje do gjobitet ndertuese pse mori leje mbi 5 kat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?