Foto nga pasojat e tërmetiti në Greqi

Kosova & Rajoni

Tërmeti 6.3 ballë në Greqi/ U nxor gjallë nga rrënojat, humb jetën në spital 83-vjeçari

7 Mars 2021, 10:32| Përditesimi: 7 Mars 2021, 10:36

  • Share

GREQI- Disa ditë më parë një tërmet 6.3 ballë “shkundi” Greqinë, me epiqendër pranë qytetit të Larisas.

Megjithëse lëkundjet e tokës sollën panik, frikë, shembjen e disa ndërtesave, një kishe dhe një shkolle, në vend nuk ishte raportuar asnjë viktimë.

Mediat greke, mëngjesin e sotëm bën me dije se u shënuar viktima e parë nga tërmeti i 3 marsit.

Ai është 83-vjeçari Christos Gekas nga fshati Elasona, shtëpia e së cilit u shemb dhe për disa orë së bashku me gruan e tij qëndruan nën rrënoja.

Pas operacionit nga zjarrfikësit, të moshuarit arritën të dilnin gjallë nga rrënojat por ishin lënduar dhe si pasojë janë dërguar menjëherë në spital.

Siç duket plagët e marra, për 83-vjeçarin rezultuan fatale.

Tërmeti ra rreth orës 12:00, më 3 mars duke goditur vendin në afërsi të Larisas dhe duke shkaktuar dëme materiale.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?