Banorë nën rrënojat e banesave pas tërmetit

Bota

Tërmeti 6.9 ballë në Filipine, 69 viktima! Autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

1 Tetor, 09:26| Përditesimi: 1 Tetor, 14:48

  • Share

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë në Filipinet qendrore një ditë më parë vrau të paktën 69 persona dhe la mbi 147 të plagosur, thanë autoritetet sot. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 19 kilometra në verilindje të qytetit bregdetar të Bogos në provincën qendrore të Cebusë.

Mijëra njerëz në veri të Cebusë e kaluan natën në rrugë- ndërsa zona u godit nga lëkundje të përsëritura.

Autoritetet lokale kanë shpallur gjendje katastrofe në zonat e prekura teksa numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

Filipinet shtrihen përgjatë Unazës së Zjarrit , një hark prej 40,000 kilometrash me vija sizmike rreth Oqeanit Paqësor, ku ndodhen më shumë se gjysma e vullkaneve.

 

Xh.K/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?