Tërmeti në Venezuelë

Bota

Tërmeti 7.3 ballësh godet bregun e Venezuelës, frikë për tsunami

22 Gusht 2018, 07:30| Përditesimi: 22 Gusht 2018, 08:44

  • Share

Një tërmet i fuqishëm prej 7.3 ballësh ka goditur bregun verior të Venezuelës.

Tre lëkundjet e njëpasnjëshme të tokës kanë tronditur banorët dhe kanë dëmtuar ndërtesat në kryeqytetin e Caracas.

Pas lëshimit të një paralajmërimi fillestar tsunam në bregdetin e Venezuelës dhe ishujt Trinidad dhe Tobago, Qendra Paralajmëruese e Tsunameve në Paqësor (PTWC) përditësoi njoftimin e saj duke siguruar njerëzit se një fenomen i tillë nuk do të ndodhë. Megjithëatë sipas Qendrës njerëzit duhet të vazhdojnë të tregojnë kujdes përgjatë brigjeve pasi në det pritet një rritje prej 30 cm.

Sa i përket autoriteteve shtetërore, ato kanë filluar vlerësimin e dëmit nga tërmeti, ku deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Lajmi u konfirmua nga vetë ministri i Brendshëm i Venezuelës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare, Nestor Reverol.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë raport për viktima. Guvernatorët vendas po koordinohen për të vlerësuar dëmet nga tërmeti.

Nestor Reverol

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?