Harta e vendit ku ra tërmeti

Bota

Rusia Lindore goditet nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë, lëshohet paralajmërim për cunami

13 Shtator, 07:13| Përditesimi: 13 Shtator, 11:58

  • Share

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur bregdetin e Kamçatkës, në Lindjen e Largët të Rusisë, të shtunën, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami.

Tërmeti goditi 111 km në lindje të qytetit rus Petropavlovsk-Kamçatsky, kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër, në një thellësi prej 39.5 km.

Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor paralajmëroi për mundësinë e cunamit përgjatë bregdetit brenda 300 kilometrave nga epiqendra e tërmetit.

Më 30 korrik, në këtë zonë ra një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 8.8, dhe shkencëtarët rusë regjistruan më shumë se 100 lëkundje pasuese me magnitudë mbi 5.0 pas dridhjes parësore.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?