Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur bregdetin e Kamçatkës, në Lindjen e Largët të Rusisë, të shtunën, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami.
Tërmeti goditi 111 km në lindje të qytetit rus Petropavlovsk-Kamçatsky, kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër, në një thellësi prej 39.5 km.
Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor paralajmëroi për mundësinë e cunamit përgjatë bregdetit brenda 300 kilometrave nga epiqendra e tërmetit.
Më 30 korrik, në këtë zonë ra një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 8.8, dhe shkencëtarët rusë regjistruan më shumë se 100 lëkundje pasuese me magnitudë mbi 5.0 pas dridhjes parësore.
Komente
