Politikë

Tërmeti/ Bardhi: Të hetohet Lleshaj, po intimidon ekspertët e verifikimit të banesave

3 Dhjetor 2019, 19:28| Përditesimi: 3 Dhjetor 2019, 19:34

  • Share

TIRANË- Për Sekretarin e Partisë Demokatike, Gazment Bardhi, sjellja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me inxhinierin në Lezhë është papërgjegjshmëri dhe tregon që qeveria kërkon të fshehë të vërtetën. Në reagimin e tij, Bardhi shprehet se Lleshaj po përpiqet që të fshehë se pallati është i pabanueshëm dhe se rrezikon jetën e qytetarëve, teksa ka kërkuar që të nisin hetimet ndaj tij për intimidim të ekspertëve.

"Sjellja e Ministrit të Brendshëm është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale! Ajo është dëshmi e gjallë se qeverisemi nga  njerëz të pashpirt,  që duan të fshehin të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve!

Drejtori i Urbanistikës së Lezhës me profesion inxhinjer, dëshmon se godina paraqet rrezikshmëri, por Ministri i Brendshëm e urdhëron të fshehë të vërtetën se banesat janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshme, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.  

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës", shkruan Bardhi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Totale: 04/12/2019 17:45

    Flliqesire totale...

    Përgjigju
  • Elbasanlliu: 04/12/2019 16:51

    Ta mbeshtes o pederast

    Përgjigju
  • Gazment ziu qororoglliu: 04/12/2019 13:17

    O gazment ziu ti nuk di të mbërthesh xhaketën tënde e jo më të bësh politik ti mor derdimen. Ti je një bajg që si hyn në pun as dreçit o derdimrn.

    Përgjigju
  • Arbëri: 03/12/2019 23:18

    Ky me të vërtet është i dalur nga gërmadhat e ndonjë shpelle të mbuluar...

    Përgjigju
  • shpellari: 03/12/2019 19:50

    Kemi dushk dhe shkoze po shqope eshte nje cope.Shpellare Bardhi ne nje vend i bie radakes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?