Tërmeti dëmtoi banesat mbi amfiteatrin e Durrësit, Drejtori i Kulturës: Duhen shembur! Bashkia: Vendimin e jep Ministria e Kulturës

28 Maj 2020, 17:04| Përditesimi: 28 Maj 2020, 17:13

  • Share

Gërmimet në Amfiteatrin Antik të Durrësit kanë mbetur peng prej vitesh i disa ndërtesave që rrethojnë arenën e tij. Tërmeti tragjik i 26 nëntorit bëri dëme të mëdha në Durrës, por njëherësh riktheu debatin për shembjen e këtyre banesave. Tani ka një arsye më shumë, pasi 8 prej këtyre shtëpive kanë pësuar dëme të shumta nga tërmeti. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës në Durrës, Alban Ramohitaj në një intervistë për Report Televizion tha se disa prej objekteve që ndodhen mbi amfiteatrin e Durrësit i janë nënshtruar ekspertizës dhe duhet të shemben.

"Në amfiteatrin e Durrësit janë disa godina sipër arenës së amfiteatrit. Në tërmetin e 26 nëntorit që pati shumë dëme qyteti ynë në ndërtime dhe trashëgimi kulturore, që dëmtoi dhe kullës C. Muri rrethues të Durrësit edhe nga ky termet edhe godinat sipër arenës së amfiteatrit  instituti i ndërtimeve që ka bërë verifikimin edhe disa banesa kanë dëmtime përbëjnë rrezik për jetën e banorëve këto godina do të prishen do të kemi lirimin e amfiteatrit", tha Ramohitaj.

Ramohitaj theksoi se i takon Bashkisë së Durrësit dhe ministrit të Rindërtimit të gjejnë një zgjidhje për banorët. 

"Instituti i ndërtimit e ka dhënë vendimin për tu prishur për pjesën e rivendosjen i takon bashkisë së Durrësit me pjesën e rindërtimit, banorë të tjerë. Këto godina do të prishen instituti  janë godina për t'u larguar, për pjesën e largimit që kanë këto i takon bashkisë së Durrësit me pjesën e rindërtimit, aty hapet një perspektivë shumë të mirë për amfiteatri do të bëhet e mundur pjesën e ngelur", tha Ramohitaj.

Për të mësuar më shumë se çfarë do të bëhet me këto shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, Report Televizion iu drejtua edhe Bashkisë së Durrësit. N/kryetari, Florian Tahiri tha se kanë dërguar informacion të hollësishëm në Ministrinë e Kulturës, lidhur me shkallën e dëmtimit të këtyre banesave.

"Amfiteatri është park arkeologjik. Nga Ministria e Kulturës na është kërkuar një informacion për sa i përket një njolle rreth e qark amfiteatrit. Ne si bashki kemi dërguar informacion duke i kategorizuar banesat nga shkalla e dëmtimit DS1 deri në DS5. Gjithë këtë informacion ia kemi dërguar Ministrisë së Kulturës që pritet të marrë vendimin", tha nënkryetari i Bashkisë Durrës, Florian Tahiri.

I pyetur se kur mund të nisë shembja e këtyre objekteve mbi arenën e amfiteatrit, Tahiri e adresoi çështjen tek Ministria e Kulturës.

"Ne dihet në përgjithësi nëse do vendoset për disa banesa që mund të shemben apo do rikonstruktohen, që janë të pabanueshme provizorisht. Derisa atyre tu jepet zgjidhja përfundimtare ne u japim bonusin e qirasë qe të jetojnë pa kosto. Për zgjidhjen përfundimtare pritet vendimmarrje nga Ministria e Kulturës. Aty me largimin e këtyre banesave që arkeologët të bëjnë pjesën e mbetur të amfiteatrit. Pjesa tjetër e ngelur pasi të largohen këta banesa", tha Tahiri.

Ndërkohë jashtë kamerave, banorët thonë se shtëpitë e tyre nuk kanë pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti dhe se nuk janë në dijeni të planit për zhvendosjen e tyre.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eugen Simaku: 30/05/2020 12:48

    Jam nje nga banoret e amfiteatrit qe pretendohet qe i eshte demtuar shtepia nga termeti.E them me pergjegjesi te plote qe e gjithe kjo eshte nje mashtrim,se asnje banese nuk eshte e demtuar.E gjitha kjo behet qe ti shpronesojne keto familje me fondet e termetit....Kur mendon! Qe ka me qindra familje qe kane realisht nevoje per ate fond....

    Përgjigju
    • Im: 30/05/2020 22:05

      Edhe un jam nji nga ata te colosseumit

  • Eureka: 28/05/2020 17:21

    Po sistemojini ato Familje ne Shtepi te reja ..me te njejtat metra katrore..,dhe Me ne fund shpresojme te dali ne Driten e Diellit te Pamposhtur...,Amfiteatri!-Para'mendo..,vetem me Biletat e Vizitoreve e Turisteve nder pak vite..,I nxirrni kostot...Duhet pare si Pare"sore Arkeologjia dhe Trashgimia e Identiteti Kombetar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?