Tërmeti dhe pandemia/ Banka Botërore: Ekonomia shqiptare mund të tkurret 6.9%

29 Prill 2020, 12:31| Përditesimi: 29 Prill 2020, 14:25

  • Share

Banka Botërore vlerëson që, nëse kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit do të ndikojë edhe gjatë 6-mujorit të dytë të këtij viti, Shqipëria duhet të përgatitet për një rënie të ekonomisë së saj në masën 6.9%.

Sot është prezantuar në mënyrë dixhitale Raporti i Rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perendimor, i cili fokusohet ne ndikimin makroekonomik te pandemisë COVID 19 ne keto vende. Rajoni i Ballkanit Perëndimor pritet të bjerë në recesion në vitin 2020, ku të gjashtë vendet parashikojnë normë negative të rritjes ekonomike teksa vijojnë përpjekjet për të trajtuar efektet ekonomike të pandemisë së COVID-19, theksojnë ekspertët e Bankës Botërore.

Më parë, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte paraqitur një prognozë për Shqipërinë me një tkurrje prej 5 përqindësh të Prodhimit të saj Bruto. Banka Botërore mendon se shifra 6.9% përbën skenarin më të keq, megjithatë, edhe në rast se kriza përfundon brenda qershorit, Prodhimi i Brendshëm në vendin tonë do të ishte në rënie 5 për qind, sa ç’është edhe vlerësimi i FMN.

Raporti thekson se tërmeti i Nëntorit 2019 dhe pandemia COVID-19 kanë ngrirë një pjesë të madhe të ekonomisë shqiptare. Por qeveria shqiptare ka ndërmarrë një seri masash për të mbështetur ekonomine dhe zbutur pasojat e pandemisë në jetën e njerëzve.

Sipas BB, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do përjetojnë rënie me 20-35 përqind të ardhurave nga turizmi për vitin 2020, dhe kjo do ketë impakt negative të ndjeshëm në rritjen ekonomike të tyre në vitin 2020 për shkak se për të tre vendet, të ardhurat e drejtpërdrejta dhe indirekte të turizmit vlerësohet se përbëjnë 15 deri më shumë se 25 përqind të PBB-së.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?