Kronikë

Tërmeti, gjykata i ndryshon masën e sigurisë drejtorit të Konvaleshencës pas problemeve me zemrën

27 Dhjetor 2019, 13:29| Përditesimi: 27 Dhjetor 2019, 13:37

  • Share

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për Ahmet Dodën, drejtor i Konvaleshencës së Durrësit që u arrestua pas tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit. Ai apeloi vendimin e shkallës së parë për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi prej disa ditësh ndodhet në spital për shkak të problemeve kardiake.

Ai u arrestua në datë 14 dhjetor, së bashku me tetë persona të tjerë, ndërsa në datë 17 dhjetor gjykata e la në burg pa afat. Por dy ditë pas vendimit të gjykatës, në 19 dhjetor ai është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën.

Avokati apeloi vendimin dhe gjykata e pranoi duke vendosur që hetimet të vijojnë në masën detyrim paraqitje. Ahmet Doda akuzohet për shpërdorim detyre. Ai u arrestua së bashku me nëndrejtorin e Konvaleshencës së Durrësit, pasi si pasojë e shembjes së një prej godinave humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Objekti që u shemb ishte vlerësuar i papërshtatshëm që prej tërmetit të 21 Shtatorit.

VENDIMI I PLOTE I GJYKATES SE APELIT
Gjykata, pasi çeli seancën gjyqësore, kreu verifikimin e prezencës së palëve dhe shqyrtoi aktet e fashikullit, provat dhe pretendimet e palëve, të cilët kërkuan:

Mbrojtësit e personit nën hetim: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga ajo e “Arrestit në burg” në atë të “Detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Prokurori: Pranimin e kërkesës së kërkuesit. Përveç masës së sigurimit personal "Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore" kërkojmë të caktohet edhe masa e sigurimit "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

PËR KËTË ARSYE

Gjykata u tërhoq në Dhomën e Këshillimit dhe si u kthye, në bazë dhe për zbatim të nenit 112 dhe 234, 242 dhe 260/2 të Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI

1.      Pranimin e kërkesës.

2.      Zëvendësimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" të caktuar ndaj personit nën hetim Ahmet Doda, me vendimin penal Nr. 393/1, datë 17.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masën e sigurimit "Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, duke i caktuar edhe masën ndaluese "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

3.      Urdhërohet personi nën hetim Ahmet Doda të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, të Hënën e parë të çdo muaji, ora 10:00.

4.      Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Ahmet Doda nga IEVP Durrës, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

5.      Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës.

Komento

Komente

  • Taulant balla: 27/12/2019 14:26

    Doli kusheriri taulanti kurse tjeret le te rrin brenda se jan po zemer

    Përgjigju
  • Vini: 27/12/2019 14:06

    Kush pagon lek qe del te njenjten istori thon gjyqtarer ka probleme me zemren ,hallexhinjt qe skan e jan te semur vertet i len te vdesin ne burg. Kjo eshte drejtesia ne shqipri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?