Tërmeti ‘godet’ El Salvadorin, me magnitudë 6.1! Shikoni pamjet se si lëkunden banesat (VIDEO)

29 Gusht, 09:56| Përditesimi: 29 Gusht, 10:13

  • Share

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi brigjet e El Salvadorit të mërkurën,(28 gusht), tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Sipas 'Reuters' deri më tani nuk ka të dhëna për vdekje ose dëme materiale të shkaktuara nga tërmeti.

Tërmeti ishte me qendër në Oqeanin Paqësor, 60 km në jug-jugperëndim të qytetit Salvadoran të La Libertad në një thellësi prej 33.9 km.

Banorët e zonës ku ra tërmeti kanë thënë se e ndjenë tërmetin në zonën e San Salvador, por lëkundjet janë ndjerë dhe në Guatemalën fqinje.

Agjencitë e fatkeqësive të të dy vendeve thanë se po monitoronin zhvillimet pas tërmetit dhe do të raportonin çdo dëm apo ndonjë lëndim, nëse ka ndonjë të tillë.

 

 

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?