Bota

Tërmeti godet Greqinë, Kreta, Athina dhe gjithë Peloponezi nën ethet e frikës

27 Nëntor 2019, 08:43| Përditesimi: 27 Nëntor 2019, 09:11

  • Share

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur sot Greqinë.

Tërmet e pati burimin në veriperëndim të Chania, në Kretë por u ndje shume edhe në Athinë.

Tërmeti u regjistrua në orën 8:23 në mëngjes.

Njoftimi u dha nga Instituti Euro-Mesdhetar.

Epiqëndra e tërmetit ishte 74 km në perëndim të Chania.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në gjithë Peloponezin.

Sipas vlerësimeve, tërmeti kishte thellësia fokale prej 56 km.

Sipas Presidentit të OASP, Efthymi Lekka, "thellësia e tërmetit ishte mjaft e madhe dhe kjo do të thotë se ne nuk do të kemi vazhdimësi tërmetesh".

Siç tha ai, "këto tërmete nuk shoqërohen nga një tërmet i madh".

"Është një tërmet i nivelit të mesëmdhe nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodhi në Shqipëri." 

"Këto tërmete nuk shkaktojnë asnjëherë dëme, nuk parashikojnë asgjë të veçantë," - tha Sizmologut Kostas Papazachos.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?