Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit shpall të pafajshëm 4 persona! Mes tyre pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona

7 Nëntor 2022, 09:36| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 17:10

  • Share

Kur po bëhen tre vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, Gjykata e faktit në Durrës, me gjyqtar Artur Prengën, ka shpallur të pafajshëm 4 persona, ndërsa tre të tjerë u dënuan me nga një vit burg, që konvertohet në shërbim prove.  Kështu, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI, për deputet, Flamur Gjuzi shpallet i pafajshëm bashkë me Artur Çela, ish-drejtori i INUV dhe Artur Terziu pronari i “Bar Barons” dhe arkitekten Nevjana Isufi.  

Pronari i lokalit, Terziu akuzohej se holloi muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit 6-katësh, ku humbën jetën 2 persona. Ndaj në fillim u ngrit akuza “vrasjes në rrethana cilësuese”. Ai shfrytëzoi gjithashtu tarracën për të vendosur tre depozita të mëdha, të gjitha këto në funksion të biznesit të tij, lokal. Leja për këtë shtesë u dha nga ish-drejtori i ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi. Emri i Gjuzit rezulton edhe në dokumentet e administuara nga prokuroria për rastin e vilës 4-katëshe të familjes Lala, ku e përfshirë ishte edhe arkitektja Nevjana Isufi.

Mbi Isufin rëndonte akuza e falsifikimit të dokumentave, ndërsa mbi Gjuzin ajo e shpërdorimit të detyrës. Të gjitha këto akuza të përpiluara nga prokuroria 3 vite më parë u rrëzuan në gjykatë, e cila i shpalli të katër të pafajshëm!

Sakaq për ish-n/drejtorin e Kadastrës Aldo Dakovelli u dha dënimi me 1.6 vite burg që në zbatim të uljes së dënimit shkon në 1 vit burg dhe konvertohet me 2 vite shërbim prove. I njëjti vendim u dha edhe për ish-specialistin e ALUIZN-it, Skerdi Bello, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’.  Kolegu i tij tek ALUIZN-i Albrend Qetkaj u dënua me 1 vit burg për shpërdorim detyre por iu ul 1/3 e dënimit në 8 muaj burgim që iu konvertua 180 orë punë publike për 6 muaj.

Një bilanc tragjik shënoi tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, 51 jetë të këputa në mes. Fëmijë, burra, gra, të moshuar, të rinj, familje që u shuan nga tërmeti 6.4 ballë i shkallës Rihter në orën 03:54 të mëngjesit.

Vendimi

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bledi: 08/11/2022 00:23

    KY SHTET nuk jep drejtesi,,,te gjithe ne proteste..ne tirane....

    Përgjigju
  • Iris: 07/11/2022 23:41

    Ketu kemi te bejme me deshtim si nga ana e prokurorise qe nuk ka kopsitur aktakuzat si duhet,duke i lene mundesi gjykates te jape denime qesharake,por dhe gjykata vete qe nuk ka dashur te /prishe doren/.Drejtesia qe duam!Ne gjyqin penal ja hodhen,por shpresojme qe te afermit e viktimave dhe te mbijetuarit te mblidhen dhe t'i hedhin ne gjyq civil,ndoshta fitojne ndonje demshperblim monetar.Me //ndoshta//shkojme,se drejtesia ne Shqiperi ka ikur prej 31 vjetesh ne drejtim te paditur.

    Përgjigju
  • Ladi banor: 07/11/2022 20:05

    Edhe në Vlorë pallati 1300 është dëmtuar struktura mbajtëse në katin e parë.Kryetari i bashkisë Dritan Leli se ka marë mundimin që të vijë të shikojë dëmet që ka pësuar pallati Zoti po i mbron këta banorë që jetojnë në këtë pallat.

    Përgjigju
  • flori: 07/11/2022 14:40

    Shtet LESHI,,,SI U FALKAN KRIMINELET QE VRASIN NJEREZ,,POR E KA BERE RRUGE RILINDJA ,,KA LIRUAR KRIMIELE NGA BURGJET,,DHE DENON NJEREZIT ME BURG PER 10 MIJE LEKE DRITA....do e marresh pergjigjen ne zgjedhje ...

    Përgjigju
    • beni: 08/11/2022 16:16

      po te presim

  • anna: 07/11/2022 13:23

    Dhe me vjen cudi se perse e zgjaten kaq shume vendimin.

    Përgjigju
  • Inxhnieri: 07/11/2022 11:26

    Kjo nuk eshte menyra e duhur sesi nje shoqeri reflekton apo korrigjon veten. Po u themi njerzve qe ne Shqiperi mund te beni veprime qe mund te shkaktojne vdekjen e njerzve, si p.sh., demtimi i struktures mbajtese te nje pallati, dhe prape do te jeni te pafajshem. OK, kjo eshte nje nga arsyet pse njerzit e ndershem por edhe keta te pandershmit po marrin arratine. Qeveria promovon mediokritetin apo edhe dhunen dhe krimin ne adminsitrate, gjykatat u japin te drejte te pasurve dhe shtypin apo denojne te varfrit. Nuk eshte kaq mjaftueshem per te marre arratine nga ky shtet-band?!

    Përgjigju
  • genci: 07/11/2022 10:37

    normale ca prisnit ndryshe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?