Banorët e një pallati 9 katësh në qytetin e Krujës kanë dalë këtë të enjte në protestëme pretendimin sepas tërmetit të 26 nëntorit ndërtesa është nxjerrë e pabanueshme, nga Prokuroria e Krujës por deri më sot nuk është marrë asnjë masëpër shembjen e këtij pallati.
Banorët ankohen se pallati nuk plotëson asnjëkusht, ndërsa prej 3 muajsh aktespertiza ka mbetur pezull në ministri.
“Ne jemi të pambrojtur, prokuroria, Gjykata apo Bashkia nuk e di ku fle lepuri. Por ne jemi të pambrojtur komplet sepse ky pallat shikohet me sy të lirë se është mënjanuar, ka probleme shumë të theksuara ka çarje të mureve,të kollonave, të pasarelave”, thotë nje banor i pallatit.
“Ekspertiza e Prokurorisë është kjo, ka 86 faqe, e ka nxjerrë e ka skanuar, me topograf, inxhinier etj dhe e ka nxjerrë të pabanuar”, shprehet një banor tjetër.
Nga ana e tij, pronari e cilëson të paligjshem aktekspertizën fillestare duke u shprehur se bonusi I qerasë që jepet nga bashkia për banorët është I paligjshëm
"Akti i ekspertimit të Prokurorisë, për atë akt Prokuroria është në Prokurori. Akti që ka bërë Prokuroria nuk është i vlefshëm, për arsye se kur të jetë i vlefshëm prokuroria le të vazhdojë me procedurat sipas ligjit. Bonusi i qerasë nga Bashkia është i jashtëligjshëm përveç katër familjeve që duhet të fitojnë bonus qeraje” - tha Muharrem Hoçja, pronar i pallatit.
Objekti 9 katësh pas tërmetit të 26 nëntorit u vlerësua nga aktekspertiza e Prokurorisë së Krujës i pabanueshëm dhe me dëme të larta ndersa prej 13 muajsh rreth 20 familjet tëpallati trajtohen me bonus qeraje nga bashkia e Krujës pa ditur nese do te kete nje project rindërtimi të ri.
Po kto cpaten qe kan dale ne protest , akoma se kan mare vesh se qeverise iu eshte "ndaluar" nga KQZ qe mos te prishi dhe te ndertoje 4 muaj para zgjedhjeve
PërgjigjuLALI ERI KU JE RAMA KU JE ME FOTOT 3D per pallatetE BUKRA QE PO NDERTOHEN MASHTRUSA VETEM ZGJEDHJET DO TJU NDESHKOJNE JU ME HUMBJE TE THELLE DHE MOS JUA PAFSHM ME BOJEN
Përgjigju@I demtuari nga termeti, pranvera me nje “lule” s’vjen ... ate qe villni ate do gjeni (Humbje te thelle) . Te fala atyre qe te pagujne deri ne 25 Prill !!!!! Shyqyr aman qe s’do na cani tra$in me me trikotazh fjalesh demode!!!!!