Foto ilustruese

Tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë trondit Greqinë

18 Maj 2023, 22:05| Përditesimi: 18 Maj 2023, 22:07

  • Share

GREQI - Një tërmet i fortë ka me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter ndodhur mbrëmjen e së enjtes në orën 21:58 në jugperëndim të Miamos, në Heraklion në ishullin e Kretës në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës thellësia llogaritet në 8.9 km ndërsa epiqendra e lëkundjes ka tonditur banorët, ndërsa nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti i sotëm vjen në vazhdën e disa lëkundjeve që kanë ndodhur orët e fundit në Kretë, teksa dje u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?