VIDEO/ Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

16 Gusht, 08:08| Përditesimi: 16 Gusht, 08:36

  • Share

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 i gradës Rihter ka shkundur Tajvanin mëngjesin e sotëm (16 Gusht).

Lëkundjet sizmike janë lokalizuar në zonën detare, nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Tërmeti u regjistrua në orën 7:35 me orën lokale, 1:35 me orën europiane dhe kishte një thellësi prej 15 kilometrash nga bregu lindor, pranë qytetit Hualien. Nuk ka rrezik për tsunami.

Nga rrjetet sociale ka pamje të rrokaqiejve (kullave qindra katëshe) që lëkunden për disa sekonda edhe në kryeqytetin Taipei. por për momentin nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz apo sende.

mediat publikuan edhe pamje të lekundjeve të kullave qindrakatëshe nga brenda dhe jashtë, sikurse një lavjerrës, por që i rezistuan dridhjeve.

Këtë vit, Tajvani dhe rajoni aziatik janë prekur nga shumë lëkundje sizmike, deri edhe në pasoja me jetë dhe alarme për tsuname.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?