Foto ilustruese

Bota

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.4 godet Turqinë, lëkundjet ndjehen në disa qytete

28 Shtator, 14:23| Përditesimi: 28 Shtator, 14:28

  • Share

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4, goditi distriktin Simav të Kutahyas në Turqinë perëndimore, duke shkaktuar panik në zonat e Izmirit, Bursës dhe Stambollit.

Agjencia e Fatkeqësive Natyrore të Turqisë, bën me dije se tërmeti ndodhi në orën 12:59 sipas orës lokale me epiqendër në rrethin Simav të provincës Kutahya.

Tërmeti, i cili u ndje edhe në provincat fqinje, kishte një thellësi prej 8.46 kilometrash. Deri më tani, autoritetet turke nuk kanë raportuar për dëme në njerëz apo në banësa.

Ndërsa Ministri i Brendshëm i Turqisë Ali Yerlikaya shkruan në rrjetet sociale, se ekipet janë në terren pas tërmetit të fuqishëm.

"Një tërmet me magnitudë 5.4 ka goditur Simav, Kutahya. Tërmeti është ndjerë edhe në provincat fqinje. Të gjitha ekipet nga AFAD dhe institucionet përkatëse kanë filluar studimet në terren. U shpreh ngushëllimet e mia qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti ", shkruan ai.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?