Stambolli është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2, i cili ka shkaktuar panik të madh mes qytetarëve. Sipas zyrës së guvernatorit të qytetit, numri i të plagosurve ka arritur në 151, shumica e të cilëve janë lënduar pasi janë hedhur nga lartësitë në përpjekje për të shpëtuar nga tërmeti.
Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima në njerëz, një ndërtesë e braktisur në lagjen Fatih të Stambollit është shembur.
Guvernatori ka bërë të ditur se infrastruktura jetike, përfshirë furnizimin me energji elektrike, gaz, ujë të pijshëm dhe sistemet e kanalizimeve, nuk është prekur nga lëkundjet.
Ministri i Arsimit, Yusuf Tekin, ka njoftuar se shkollat në Stamboll do të qëndrojnë të mbyllura të enjten dhe të premten, megjithëse nuk është raportuar ndonjë dëmtim serioz në objektet shkollore. Ai shtoi se kopshtet e shkollave do të jenë të hapura për publikun si hapësira të sigurta.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se pas tërmetit janë regjistruar 51 pasgoditje, më e forta prej të cilave kishte një magnitudë prej 5.9 ballësh. Ai shtoi se epiqendra e tërmetit ishte rreth shtatë kilometra nën tokë dhe lëkundjet zgjatën 13 sekonda.
Autoritetet mbeten në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën nga afër.
Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë të panikosur dhe me lot në sy pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë që goditi paraditen e sotme Stambollin.
Sipas të dhënave të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 6.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në detin Marmara dhe lagjen Silivri të Stambollit, është ndjerë në Stamboll si dhe në provincat përreth.
Pas tërmetit, qytetarët u mblodhën në parqe dhe zona të hapura. Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
Komente
