Kancelari Olaf Solz shprehu dhimbjen e tij për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri dhe premtoi të dërgojë ndihma në zonat e prekura.
“Numri i të vdekurve është ende në rritje. U shprehim ngushëllime të afërtme dhe lutemi për personat e bllokuar në rrënoja. Ne do të dërgojmë ndihmë, tha kancelari gjerman në një mesazh në Tëitter
Ministrja e Jashtme Analena Burbok gjithashtu postoi një mesazh në Tëitter duke dhënë mbështetjen e saj për familjarët e viktimave.
“Mendimet e mia janë me familjet e viktimave të këtyre tërmeteve të tmerrshëm dhe me të gjithë ata që janë të shqetësuar për familjet, miqtë dhe fqinjët e tyre”, tha Burbok në postimin e saj.
Lajmi kryesor:
Tërmeti shkatërrues, e gjithë bota pranë popullit turk dhe atij sirian! Nisen grupet e para të shpëtimit! Mesazhet e solidaritetit të udhëheqësve botëror
F.D/ReportTv.al