Tërmeti i fuqishëm shkund Turqinë, ja sa ishte forca dhe ku ishte epiqendra! Nuk ka raportime për viktima (VIDEO)

16 Tetor, 10:48| Përditesimi: 16 Tetor, 10:53

  • Share

Ankara- Turqia është tronditur sot (16 Tetor) nga një tërmet i fuqishëm.

Raportohet nga mediat vendase se lëkundjet sizmike ishin të magnitudës 5.9 ballë, rreth orës 10:00, në zonën e Malatya, Turqia lindore.

Thellësia fokale, sipas Institutit Euro-Mesdhetar, është 9 kilometra. Epiqendra e tërmetit ishte 43 kilometra në lindje të qytetit të Malatya.

Nuk raportohet për viktima apo të lënduar, teksa autoritetet kanë nisur edhe verifikimet në terren.

Njerëzit i ka kapur paniku dhe kanë dalë të trembur nëpër rrugë. Më 6 shkurt të vitit 2023, nga tërmeti shkatërrimtar në kufirin turko-sirian humbën jetën mbi 4200 persona, ndërsa mbi 18000 të tjerë u plagosën.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?