Bota
Top 24

'Tërmeti' i YouGov: Europa shpërbëhet brenda një dekade

18 Maj 2019, 10:13| Përditesimi: 18 Maj 2019, 11:27

  • Share

Europianët besojnë se BE mund të shpërbëhet. Në një sondazh të fundit, realizuar nga kompania ndërkombëtare angleze, YouGov, e cila operon në Evropë, Amerikën e Veriut, Lindjen e Mesme, Azinë dhe Paqësor, më shumë se gjysma e europianëve besojnë se Bashkimi Europian mund të shpërbëhet brenda një gjenerate.

Në Francë, Gjermani, Belgjik, Itali, Austri, Sllovaki, Rumani, Greqi, Çeki dhe Poloni, shumica e të intervistuarve besojnë se shpërbërja e Europës së Bashkuar do të ndodhë në 10-20 vitet e ardhshme.

Dhe duket se sondazhi i JuGov nuk është pa baza. Në Francë, Partia e Presidentit Emmanuel Macron, sipas sondazheve të fundit, renditet e dyta në preferenca, pas formazionit politik të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen. Sipas sondazhit partia e Le Pen do të inaksojë 22% të votave të francezëve në zgjedhjet europiane, një nivel i pandryshueshëm krahasuar me një sondazh të mëparshëm, ndërsa  europianistet e Macron humbasin një pikë dhe renditen të dytët me 21,5%.

Pesimizmi për një Europë të bashkuar duket se eshte i përhapur me të njëjtat përqindje në Rumani, Poloni dhe Itali. Nga 14 vendet e intervistuara nga JuGov, që përbëjnë 80% të vendeve të Parlamentit Evropian, vetëm në Suedi, Danimark dhe Spanjë, shumica e qytetarëve do të votojnë për një Europë të bashkuar.

Pothuajse shtatë dekada pas krijimit të Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Çelikut, i cili bashkoi Francën, Gjermaninë, Italinë, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun në një pakt për të parandaluar luftërat e mëtejshme, sot europianët janë të shqetësuar për humbjen e prosperitetit./Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicidoli: 18/05/2019 17:51

    Evropin e mban te bashkueme vec Berisha

    Përgjigju
  • san: 18/05/2019 14:19

    Parashikimi dhe fjala e juaj ne vesh te Perendise... Kjo gjoja Europa e bashkuar (e shpifur) eshte krijese e sajim i djallit dhe atyre qe i shkojne pas. Sa me shpejt qe te shkaterrohet kjo krijese e nemur, aq me mire per Europen e popujt e saj.

    Përgjigju
    • Fredi: 18/05/2019 15:06

      Ku je moj Janullë?

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?