Tërmeti/ Kreu i bashkisë së Shijakut për Report Tv: Nga 10600 banesa të dëmtuara, 1400 duhet të rindërtohen nga fillimi

3 Shkurt 2020, 11:52| Përditesimi: 3 Shkurt 2020, 17:27

  • Share

SHIJAK- 1400 banesa nga 10600 të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në një prej bashkive të më prekura atë të Shijakut do t'i nënshtrohen procesit të rindërtimit nga e para. Report TV ishte këtë të hënë në këtë bashki ku prej 3 ditësh ka nisur procesi i aplikimit online të rindërtimit ku deri tani kanë aplikuar 380 banorë të prekur.

Kryetari i  bashkisë së Shijakut, Elton Arbana shprehet për ReportTv se ky procesi i aplikimit online pas klasifikimi të dëmeve objekteve nga ana e instutit të ndërtimit. Gjithashtu Arbana shtoi se për strehimin e këtyre banorëve të cilët janë prekur nga kjo fatkeqësi bashkia ka aprovuar bonusin e qirasë  për 496 persona nga 550 në total.

Në bashkinë e Shijakut janë 9200 banesa që kanë dëmtime DS1, DS2 dhe DS3, pra lehtë mesatare dhe të rënda. Të tjerat kanë Ds4, Ds5 që duhen rindërtim. Nga rënia e tërmeti kemi marrë masa që familjarët të përfitojnë bonusin e qiras. Të gjithë që kanë aplikuar 95 % e tyre janë me bonus. 497 kanë 63 familje kanë bërë aplikimin por jetojnë jashtë vendit.”- u shpreh kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana.

Por si bëhet aplikimi online i rindërtimit?

"Duhet të paraqiten së bashku me listat e afishuara. Me këto dokumenta duhet të vijën këtu për të bërë aplikimin online janë 7 hapa. Merret një pëlqim për plotësimin së bashku. Të dhënat e banesës gjendje n e banesës. Më pas pajiset me një kopje të bërë online. Afërsisht 10 minuta të mban aplikimi.”- u shpreh punonjësja e bashkisë së Shijakut.

Nga ana tjetër pas përfundimit të procesit të aplikimit online,  qytetarët e Shijakut janë shprehur se kjo është mënyra e duhur për t'i dhënë zgjidhje problemit të tyre.

"Aplikimi online më duket një akt konstatimi më preçiz, për të shmangur normalisht edhe ankesa e qytetarëve. Proçesi  aplikimit është i thjeshtë me dokumenta lehtësisht të disponueshme  kartë ID, fotokopje e tapisë së shtëpisë që çdokush e disponon, një llogari bankare edhe një çertifikatë familjare. nuk ka vonesa siç e shikoni edhe vetë maksimumi 10 minuta, deri tani jemi të kënaqur. “

“Procesi ishte fare normal, me rregulla duke marrë numrat që tek sporteli poshtë dhe aplikimi lart ku ishin në dispozicion 6-7 punonjës ku secili kryente punën e vet me rregullsi me disiplinë, nuk ka sesi më mirë."- shprehën disa nga qytetarët.

Procesi i aplikimit online do të zgjasë një muaj që nga publikimi i saj në fletoren zyrtare më 22 shkurt për t'i lënë më pas rrugë rindërtimit që pritet të nis në muajin mars. Për të përballuar fluksin e aplikimeve në Bashkinë e Shijakut janë vënë në dispozicion 18 sportele për plotësimin e formularëve të rindërtimit në cdo ditë të javës  nga ora 8 deri në 23:00 të mbrëmjes.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toksikologu: 03/02/2020 23:13

    Kryetari i bashkisë e tërheqka mirë të bardhën... E them me bindje profesionale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?