Banorët në Elazig dalin nga banesat e tyre

Tërmeti me magnitudë 5.4 'shkund' edhe një herë Turqinë! Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme

27 Dhjetor 2020, 09:49| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 09:51

  • Share

Turqia sërish në ankth, një tjetër tërmet goditi vendin mëngjesin e kësaj të diele.

Magnituda e lëkundjeve ishte 5.3 me epiqendër sërish Elazig, aty ku vetëm 2 muaj më parë ra një tjetër tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda.

Sipas mediave turke, tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 15 km dhe u ndje në disa qytete si Malatya, Adıyaman, Şanlıurfa, Mardin, Batman dhe Diyarbakır.

Menjëherë sapo ndjenë lëkundjet, banorët e Elazig dolën nga banesat e tyre duke iu frikësuar një katastrofe të dytë brenda pak kohe.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu bën me dije se deri më tani nuk ka pasur raportime për të lënduar apo për ndërtesa të dëmtuara.

Ky është një tjetër tërmet i cili ka goditur Turqinë brenda 2 muajsh. Kujtojmë se në tetor, tërmeti me magnitudë 6.6 u mori jetën 114 personave dhe plagosi mijëra të tjerë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?