Petro Koçi

Politikë

'Tërmeti' në administratën vendore, Petro Koçi: Pse u ndryshuan tani drejtorët e bashkive! Ja pikat e forta dhe të dobëta të qeverisë 'Rama'

24 Korrik, 21:36| Përditesimi: 24 Korrik, 23:02

  • Share

Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në DritareTV, Petro Koçi ka folur hapur për qëndrimin e tij ndaj aksionit të ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për largimin e një numri drejtorësh lokalë, të cilët sipas tij kanë krijuar një “Republikë Drejtorësh”. Koçi, i cili ishte i pari që artikuloi këtë term më shumë se një vit më parë, deklaroi se mbështet plotësisht ndërhyrjen e Ramës në nivelet vendore.

“Unë e mbështes iniciativën e fortë të zotit Rama. Nuk është se ‘kishim qejf të bënim ndryshime’, por sepse është kërkuar gjithmonë nga ai,” tha Koçi.

Sipas tij, qëndrimi i gjatë në detyrë i shumë drejtorëve ka sjellë “infektime morale”, ndërsa drejtuesit vendorë janë treguar të paaftë për të ndërhyrë, duke rënë në kolaboracion me këta drejtues.

“Marrëdhëniet e tyre me këtë ‘komunitet drejtuesish’ kanë qenë në frymën e bashkëpunimit. Duhet një vendim i prerë, edhe nëse digjet ‘i njomi me të thatin’,” theksoi ai.

I pyetur nëse ky aksion nuk është i vonuar pas 12 vitesh në pushtet, Koçi e mohoi, duke kujtuar se Rama ka ndërmarrë më parë hapa të ngjashëm që në mandatin e dytë, po mbetën përgjysmë pas tërmetit të vitit 2019 dhe gjatë pandemisë. Ai kujtoi një aksion në Gjirokastër që Rama e zhvilloi si kryetar partie, jo si kryeministër, duke nënvizuar se “ka më shumë pushtet në parti sesa në qeveri.”

Megjithatë, Koçi nuk nguroi të lavdëronte Ramën për performancën në politikën e jashtme, duke e cilësuar si të paprecedentë:

“Në politikën e jashtme, Rama ka shkëlqyer. Shqipëria është më pranë se kurrë për anëtarësim në BE. Dhe për këtë, merita i takon edhe Edi Ramës, pa dyshim,” përfundoi ai./dritare.net

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?