Emergjencat Civile kanë reaguar në lidhje me tërmetin në Bulqizë, duke bërë një raportim mbi situatën ku theksohet se 16 banesa kanë pësuar dëmtime. Sipas raportit, janë 5 banesa të dëmtuara në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, 3 në njësinë administrative Gjoric, 3 në Shupenzë, 1 në Zerqan, 1 në Bulqizë dhe 2 në njësinë administrative Kastriot. Emergjencat Civile theksojnë se situata po monitorohet nga afër.
Lajmi kryesor: