Tërmeti në Japoni, shikoni pamjet e kapura nga kamerat në brigjet e vendit

9 Gusht, 11:31| Përditesimi: 9 Gusht, 11:50

  • Share

Kamerat kanë filmuar lëkundjet e tërmetit, me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter,  që godit dje bregun jugor të Japonisë, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami. 
Banorëve iu kërkua të qëndrojnë larg bregdetit por fatmirësisht  nuk u raportua për viktima. Agjencia Meteorologjike e Japonisë regjistroi epiqendrën e tërmetit në ujërat përgjatë bregut lindor të ishullit jugor të Japonisë, Kyushu, në një thellësi prej rreth 30 kilometrash.

Tërmeti ishte ndjerë kryesisht në qytetin Nichinan dhe zonat përreth në prefekturën Miyazaki, në ishullin Kyushu ku dallgët deri në 50 centimetra të larta janë parë duke u ngritur. Autoriteti Rregullator Bërthamor tha se të 12 reaktorët në termocentral, duke përfshirë tre ata që operojnë aktualisht, në Kyushu dhe Shikoku nuk raportuan dëme.

Tërmetet në zonat ku ndodhen termocentralet bërthamore kanë qenë një shqetësim i madh që nga një tërmet i fortë dhe cunami që shkaktuan katastrofën bërthamore të Fukushimës në mars 2011.e tërmetit në ujërat përgjatë bregut lindor të ishullit jugor të Japonisë, Kyushu

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?