Qeveria heq taksën e hirrës dhe kremit të qumështit! zv/ministrja: Dëgjuam biznesin! Xhafaj: Tani u kujtuat?! PD: shqiptarët ikin se qeveria dyfishon taksat

18 Janar 2023, 10:28| Përditesimi: 18 Janar 2023, 14:29

  • Share

Qeveria argumentoi në Komisionin e Ligjeve, se përse kërkon të heqë taksën për hirrën dhe kremin e qumështit, një vendim që sjell efekt negativ në buxhetin e shtetit në vlerën 18 milionë lekë.

 ‘Në këto dy produktet kur i vendosëm taksën në 2021, nuk patëm kontestime. Më tutje na u shfaqën dhe konstestimet e komunitetit të biznesit.’- tha Vasilika Vjero zv.ministre e Ekonomisë dhe Financave.

‘Nuk e dinte ministria më herët këtë vlerë, tani e mësoj? Një lloj revolte që ndjeva për këtë gjë. Po përse nuk i pyetët më parë grupet e interesit? Mund t’i kërkoni ndjesë?- u shpreh Fatmir Xhafaj deputet i PS-së.

Për opozitën, heqja e taksës për këto dy nënprodukte të qumështit, nuk e lehtëson klimën e biznesit në Shqipëri.

 ‘Vetëm vitin e parë u rënduan konsumatorët me taksa deri në 200 milionë dollarë. Në 2016 taksat vendore i dyfishuat. Prandaj kemi shqiptarë që ikin… Sot hiqni taksën e hirrës, pasi shqiptarët nuk prodhojnë dot as hirr.’- u shpreh Çupi, deputete e PD-së

‘Ky diskutim, vjen pikërisht sot, kur bordi transparencës, pa transparence rriti prapë çmimin e karburantit, por parlamenti po i ul kostot duke hequr taksën e hirrës.’- tha deputeti Oerd Bylykbashi.

 ‘Ndjeji o zot…’- tha Ermonela Felaj, deputete e PS-së.

2 vite më parë qeveria vendosi të taksojë 150 lekë për litër hirrën dhe kremin e qumështit, pasi asokohet, kishte një rritje të konsiderueshme të qumështit të importit dhe duhej stimuluar prodhimi vendas.

Ora 10:28
Tërmeti në Klos, debate te ‘Ligjet’/ Çupi: Çfarë masash janë marrë? Mara: Janë evakuuar banorët që kanë pasur probleme! MF: Mbi 4 mld buxhet, ndahet sipas rastit

Në komisionin e Ligjeve deputetja demokrate Dhurata Çupi, ngriti shqetësimin për situatën e banorëve të Klosit e Bulqizës të prekur nga tërmeti i fundit. Çupi kërkoi që të diskutohet kjo situatë dhe të jepen të dhëna për situatën e tyre, pasi siç tha ajo janë me dhjetëra familje në qiell të hapur.

Sipas deputetes së zonës së Dibrës Aurora Mara, grupi i punës është në terren dhe janë evakuuar banorët që kanë pasur probleme. Ndërkohë ministria e Financave tha se është një fond i caktuar prej mbi 4 miliardë lekë dhe që detajohet sipas rastit.

Pjesë nga debati
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi: Këtu në komisionin e ligjeve mbrojmë interesat e atyre që na kanë votuar. Dy deputetë jemi që përfaqësojmë Dibrën. Qarku Dibër ka katër ditë i goditur nga tërmeti. Vetëm dy ditët e fundit kanë rënë rreth 200 tërmete në Klos e Bulqizë. Janë shkatërruar me 10-tra shtëpi, shtuar këtu dhe shtëpitë e dëmtuara apo shkatërruara në 2019-ën. Një pallat i shkatërruar në Bulqizë, komplet I shkatërruar ka mbetur aty dhe pa asnjë lëvizje për të ndërhyrë. Zona me mot të ashpër dhe banorët janë jashtë shtëpive. Çfarë masash janë marrë për zonën në fjalë? Ne s’mund ta kalojmë në këtë formë situatën. Diskutim që s’duhet të nda ndajë politikisht, kemi të njëjtin interes. Sot duhet të ngremë zërin për një çështje shumë jetike, për një çështje shumë të prekshme këtë vit. Në Bulqizë të paktën në tërmetin e fundit kanë mbetur shumë persona jashtë banesave. Ministria e Financave të na japi një informacion të detajuar se çfarë po bëhet për banorët atje?

Kryetarja e Komisionit, Deputete e PS, Bushka: Ministria e Financave nuk është autoriteti përgjegjës për këtë çështje. Mund të diskutohet, edhe pse nuk është çështje në rendin e ditës. Unë kam komunikuar me deputet e zonës së Dibrës të PS. Zv kryeministrja Balluku më bëri me dije se grupet e emergjencës kanë qenë në gatishmëri. Është dhënë urdhër për të bërë vlerësimin e dëmeve. E kuptoj sensibilitetin tuaj. Kjo çështje na bashkon.

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi: Sa është buxheti për ato zona sot? Është e padenjë kjo që bëni? Merrni mikrofonin e përgjigjeni për ministrinë e Financave.

Kryetarja e Komisionit, Deputete e PS, Bushka: Jo nuk bëhet kështu si bëhet ju, kam informacion më të gjerë se ju dhe po ja u jap dhe juve dhe publikut

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi: Po çfarë është kjo, ju sillni këtu informacione që keni komunikuar në telefon.

Kryetarja e Komisionit, Deputete e PS, Bushka: Informacioni i saktë nga ministria e mbrojtjes dhe ajo e infrastrukturës përgjigjet. Ministria e Ekonomisë merret në momentin e dytë.

Mara, deputete e qarkut Dibër: E vlerësoi ndjeshmërinë e zonjës Çupi. Jemi të gjithë sensitivë kundrejt këtij fenomeni. Janë mbledhur shtabi emergjencës civile, zv kryeministrja në terren, grupi I punës në terren, familjet u evakuuan nga shtëpiat me rrezikshmëri. Unë non stop në kontakt, grupet non stop në terren.

Ministria e Financave, përfaqësuesja në komision: Fondi prej mbi 4 miliardë lekë, që detajohet sipas rastit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/01/2023 01:29

    Hirra ka pasur takse?! Ka marrezi te tjera,te ngjashme me kete akoma funksionale?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?