Politikë

Tërmeti në Korçë/ Ish-ministri i LSI-së: Merreni seriozisht paralajmërimin e Metës...por ka diçka që nuk shkon

31 Korrik 2019, 17:30| Përditesimi: 31 Korrik 2019, 17:50

  • Share

TIRANË- Paralajmërimi i presidentit Ilir Meta për tërmet apokaliptik ka bërë "efektin" e saj...brenda radhëve të LSI. Është ish-ministri i Bujqësisë i dalë nga radhët e partisë së krijuar nga presidenti, ka reaguar menjëherë pas tërmetit në qytetin e Korçës duke thënë se kjo është një tregues se ajo që ka thënë Meta, duhet marrë seriozisht.

Bashkangjitur ai ka publikuar edhe një foto, sipas së cilit është hartë e zonave sizmike të vitit 2019, por nga kërkimi i Shqiptarja.com rezulton se në të vërtetë ajo është  harta që tregon aktivitetin sizmik në rajon dhe zonat më aktive. Të dhënat e gjeneruara me matjen e rreth 30 mijë tërmeteve me magnitudë 3.5 dhe më lartë deri në vitin 2007, dhe e publikuar në vitin 2013, në projektin EU Share. 

"Sapo ra termet i fortë në Korçë..!Merreni seriozisht apelin e presidentit dhe sidomos shiheni mirë hartën poshtë, ajo është e 2019, reale dhe kërcënuese. Filloni lëvizni, sa nuk është vonë..", shkruan Panariti.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • MINUSHE: 01/08/2019 12:34

    lerini komentet per termetet merruni me politiken se ate keni zgjedhur si profesion....apo u merzitet tani se sfitoni me:(

    Përgjigju
  • Xxx: 01/08/2019 08:29

    Duhet te flase sizmika dhe jo politika per te krijuar panik

    Përgjigju
  • Sportisti: 31/07/2019 18:28

    Iu paska ik bleta te gjitheve si parti....nuk ka me vend te psikiatria...e kane mbush keto te LSI.

    Përgjigju
  • Mire: 31/07/2019 18:05

    Kush ta dha harten likja mos u merni me punet e xotit por beni punen qe keni mar persiper

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?