Kronikë

Tërmeti në Korçë/ Prefekti Spirollari: Janë thelluar dëmet në disa banesa, grupet e punës po bëjnë vlerësimin

2 Nëntor 2019, 12:23| Përditesimi: 2 Nëntor 2019, 16:11

  • Share

KORÇË- Prefekti i Korçës Dhori Spirollari ka deklarua se nga tërmeti i ditës së djeshme nuk ka banesa të reja të dëmtuara, ndërkohë që janë thelluar dëmtimet në banesat e prekura nga tërmeti i 1 qershorit. Ai u shpreh se janë ngritur grupet e inxhinierëve për të bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa i bëri thirrje pushtetit lokal që të qëndrojë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë.

"Nuk ka banesa të reja të shtuara nga tërmeti i nëntorit. Janë thelluar dëmet konkretisht 6 banesa në Qafëzezë dhe 4 në Vidohovë. Dy në Qafzezë janë me probleme serioze. Janë ngritur grupet e inxhinierëve. Këto banesa kanë qenë të gjitha në dëmshpërblim. Pra është grupi i evidentimit që është në terren dhe paraprakisht po themi dëmet e shkaktuara. Thirrje bashkive t'ju qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë", u shpreh Spirollari.

Një tërmet 5.2 ballë goditi Korçën mëngjesin e djeshëm. Sipas Institutit të Gjeoshkencave epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Miras, 11 km nga Korça me thellësi 25 km. Raportohet se nga tërmeti janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërkohë që banorët e prekur nga tërmeti i qershorit në zonat e Qafëzezës dhe Vidohovës, shtëpitë e të cilëve nuk janë riparuar ende pretendojnë se dëmet janë thelluar. 

Në fillim të verës që lamë pas, më 1 qershor, një tjetër tërmet i fuqishëm goditi zonën e Korçës, ku u rrënuan mbi 100 banesa.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?