Pamje nga Kroacia

Bota

Tërmeti në Kroaci, epiqendra u ‘shkund’ nga 374 tërmete! ​Dronët e ushtrisë ndihmojnë pas tërmetit

2 Janar 2021, 20:15| Përditesimi: 2 Janar 2021, 20:18

  • Share

Toka në Petrinja dhe Zagreb, nuk ka gjetur qetësi pas tërmetit 6.3 ballë të datës 29 dhjetor e deri më sot.

Autoritetet kroate kanë dalë në përfundime të faktuara se epiqendra e tërmetit, qyteti Petrinja është goditur nga ajo ditë deri më sot nga plot 374 tërmete.

Qyteti ka marrë një pamje krejt tjetër kur gjëja e vetme që të kap syri është dhimbja, shkatërrime dhe sytë me shpresë të atyre që presin shpëtimin e të afërmeve ende nën rrënoja.

Nga tërmeti me qindra qytetarë ngelën të pastrehë, duke bërë që një pjesë të largohen nga qyteti duke thyer edhe rregullat anti-COVID.

Fluturaket pa pilot të Regjimentit të Inteligjencës së Ushtrisë kroate po ndihmojnë zonat e prekura nga tërmeti pranë Petrinjes në riparimin e dëmit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Detyra e tyre kryesore, tha komandanti i Regjimentit të Inteligjencës, kolonel Zvonimir Rogiq, ishte të regjistronin objektet dhe të siguronin mbështetje informacioni për forcat tokësore në përcaktimin e pikave kritike dhe zbulimin e personave të vdekur.

Kështu, dronët e "nivelit më të lartë" u dërguan në zonën e prekur - "Orbiter 3" dhe të tjerët, tha Rogiq, raporton agjencia e lajmeve kroate Hina.

Ai theksoi se këto pajisje gjithashtu raportuan bllokime të herëpashershme të trafikut, ndaj është më lehtë të rregullohet furnizimi i popullatës me rrugë të tjera. Në fazën e parë, dronët mundësuan zbulimin e ndërtesave të dyshimta të prira për shembje dhe në fazën e dytë, u krye një studim sistematik i të gjithë zonës më të gjerë.

Faza e dytë përfshin vëzhgimin e qyteteve dhe fshatrave për të përcaktuar në detaje dëmtimin e ndërtesave, me të dhëna të sakta gjeografike për vendin ku ndodhen, në mënyrë që të krijohej një hartë e dëmit të shkaktuar nga tërmeti i javës së kaluar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?