Tërmeti në Marok, mbi 2800 viktima! Ekipet e shpëtimit në vendngjarje, të mbijetuarit ende jashtë

12 Shtator 2023, 08:59| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 09:03

  • Share

Në Marok, ekipet e emergjencave vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit nën rrënojat e tërmetit shkatërrues që ra të shtunën e 9 shtatorit 2023. Reuters raporton se 2,862 njerëz kanë vdekur nga tërmeti dhe 2,562 janë plagosur.

Ekipet e kërkimit nga Spanja, Britania dhe Katari iu bashkuan përpjekjeve marokene për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi malet e Atlasit të Lartë të premten vonë, duke rrafshuar shtëpitë tradicionale me tulla prej balte në rajon.

Në pjesën më të madhe të zonës së tërmetit në zona të vështira për t'u arritur, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë vlerësim për numrin e të zhdukurve.

Në fshatin Tinmel, pothuajse çdo shtëpi është shkatërruar dhe të gjithë banorët kanë mbetur pa shtëpi. Sipas banorëve, era e keqe e vdekjes së dhjetëra kafshëve të groposura nën rrënoja është përhapur nëpër disa pjesë të fshatit.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?