Ekipi i kërkim shpëtimit në rrënojat e ndërtesave

Sociale

Tërmeti në Myanmar, burime nga Ministria e Jashtme: Deri tani nuk ka shqiptarë të prekur

28 Mars, 14:11| Përditesimi: 28 Mars, 14:41

  • Share

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi sot Mianmarin dhe lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Tajlandë e Kinën Juperëndimore.

Deri më tani raportohet për 25 të vdekur, ndërsa ky numër pritet të rritet në orët në vijim.

Ndërkohë burime nga Ministria e Jashtme kanë thënë për Report Tv se deri më tani nuk ka një raportim për shqiptarë të prekur nga tërmeti.

Shqipëria nuk ka ambasadë apo përfaqësi në këtë vend, kontakti më i afërt është ambasada në Tokio, përmes të cilës po ndiqet edhe situata në lidhje me shqiptarët

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?