Kronikë

Tërmeti në Shqipëri, Papa Françesku dërgon një kontribut prej 100 mijë eurosh

28 Nëntor 2019, 14:44| Përditesimi: 28 Nëntor 2019, 15:35

  • Share

Papa Françesku, përmes Departamentit të Vatikanit për Zhvillimin Integral Njerëzor, dërgon një kontribut prej 100 mijë eurosh për të ndihmuar popullsinë në fazën e emergjencës në Shqipëri.

"Deri sot, kujton ministria e Vatikanit , ka dhjetëra viktima dhe të paktën 600 të plagosur, por shumë njerëz janë ende nën rrënoja. Tërmeti ka lënë dëme të mëdha pas: ndërtesave të shembura dhe qindra njerëz të pastrehë. Shuma e akorduar do të përdoret në dioqezat e përfshira në tërmet në lehtësim dhe ndihmë, në marrëveshje me nunciaturën apostolike në Shqipëri".

Papa Françesku u ka dërguar "ngushëllimet e tij të përzemërta" të mbijetuarve nga tërmeti që goditi Shqipërinë herët të martën në mëngjes.

Në një telegram drejtuar presidentit Ilir Meta, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin thotë se ‘Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë’.

Papa Françesku po lutet gjithashtu për "personelin e ekipeve të emergjencës në përpjekjet e tyre të ndihmës".

Papa Françesku për popullin shqiptar: Unë jam afër viktimave, lutem për familjet, Zoti e bekoftë këtë popull për të cilin unë e dua aq shumë.


Lajmi kryesor:

SOLIDARIZIM mbarëbotërorë për Shqipërinë e traumatizuar nga tërmeti, Pacolli dhuron 1 milion euro, ndihmë edhe nga Vatikani (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?