Tërmeti/ Procedurat që duhet të ndiqni për të përfituar qiranë

6 Dhjetor 2019, 14:25| Përditesimi: 6 Dhjetor 2019, 14:38

  • Share

Për të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, banesat e të cilëve janë bërë të pabanueshme, për shkak të dëmeve të shkaktuara, do të kenë mundësi të përfitojnë nga Fondi i Qirasë që mundëson Bashkia e Tiranës. Me anë të këtij fondi, bashkia e Tiranës do tu paguajë qytetarëve të prekur nga tërmeti, qiranë e shtëpisë për një vit, me vlerën e tregut.

Por cilat janë procedurat që qytetarët duhet të ndjekin për aplikimin e Fondit të Qirasë?

Familjet që aplikojnë për përfitimin e bonusit të qirasë duhet të paraqiten pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin. Aty do të  depozitojnë pranë dokumentacionin si më poshtë:

a. Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative

b. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;

c. Certifikatë familjare;

d. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?