Tërmeti shkatërrues që goditi Haitin një ditë më parë ka lënë pas një bilanc të rëndë viktimash. Deri më tani raportohet për 724 viktima dhe mbi 2.800 të plagosur. Përditësimi i të dhënave u bë me dije përmes një deklarate nga Mbrojtja Civile e vendit.
Kërkimet për nxjerrjen e trupave vazhdojnë dhe ende nuk dihet numri i saktë i viktimave të mbetura nga kjo tragjedi. Qytete e fshatra të tëra janë rrafshuar, ndërsa më shumë se 1,800 persona kanë mbetur të plagosur.
Pamjet nga vendi i Karaibeve, i cili u godit nga një tërmet me magnitudë 7.2, të bëjnë të mendosh se një tragjedi e ngjashme me atë të 11 viteve më parë mund të ketë ndodhur. Tërmeti me magnitudë 7.0 që goditi Haitin më 12 janar 2010, la shumë të vdekur ku një dridhje shkatërruese vrau rreth 300,000 njerëz në vitin 2010.
Në mediat e huaja janë publikuar pamje nga tërmeti shkatërrues, mes të cilave dhe një moment prekës kur dy fëmijë nxirren nga rrënojat dhe përqafohen me babanë e tyre. Tërmeti goditi rreth 150 km në perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince në afërsi të komunës Saint-Louis-du-Sud në një thellësi prej rreth dhjetë kilometrash. Më shumë janë goditur qytetet Les Cayes dhe Jeremie. Kupola e katedrales në Jeremie është shembur, njofton gazeta "Avvenire". Shumë shtëpi janë shkatërruar. UNICEF njoftoi për „dëme të mëdha" në jugperëndim të vendit. Sipas forcave të shpëtimit janë ndërprerë pjesërisht linjat e komunikimit në zonat e prekura
Shtetet e Bashkuara me anë të presidentit Joe Biden kanë premtuar ndihma të menjëhershme për ishullin e pafat, por situata mund të bëhet më e vështirë, sepse sikur mos të mjaftonte fatkeqësia e djeshme, në atë zonë parashikohet afrimi i stuhisë tropikale Grace, me erëra që kalojnë 60 kilometra në orë që do të vështirësojnë çdo ndihmë, duke lënë edhe më të pambrojtur qytetarët që kane humbur çdo gjë.
Tërmeti shkatërrues që goditi Haitin një ditë më parë ka lënë pas një bilanc të rëndë viktimash. Deri më tani raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 724, nga 300 që ishte paraditen e ditës së sotme. Ndërsa, 2.800 persona kanë mbetur të plagosur.
Përditësimi i të dhënave u bë me dije përmes një deklarate nga Mbrojtja Civile e vendit, ndërsa zyrtarët u shprehën se puna e grupeve të kërkimit po vijon ende.
Presidenti Ilir Meta është solidarizuar me tragjedinë e krijuar në Haiti si pasojë e tërmetit të fortë që ra ditën e djeshme.
Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Presidenti Meta shprehet se solidariteti ndërkombëtar është i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen e Haitit.
“Lutjet tona sot për popullin e Haitit! Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik. Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen”, shkruan Meta.
Bilanci i viktimave dhe i njerëzve të humbur nën rrënojat, nga tërmeti që shkundi Haitin sa vjen edhe po rëndohet.
Tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.2 ka lënë pas qindra viktima dhe pamjet që kujtojnë imazhe lufte.
Shtëpi të shkatërruara që kanë përpirë jetë njerëzish dhe toka të baltosura, po i kujtojnë banorëve të zonës sërish tragjedinë e regjistruar 11 më parë, me magnitudë 7.0 që vrau 300,000 njerëz.
Pamjet me dron të qyteteve dhe fshatrave të “goditura” janë rrëqethëse.