Foto pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, mbi 44 mijë viktima! Eksperti turk: Mbi 100 mijë persona mund të jenë ende nën rrënoja

17 Shkurt 2023, 09:11| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 22:29

  • Share

Bilanci tragjik i jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ka arritur mbi 44 mijë. Aktualisht në Turqi raportohen 38,044 jetë të humbura ndërsa në Siri janë mbi 5000 viktima. Teksa vijon operacioni i kërkim shpëtimit, shpresat për të gjetur jetë nën rrënoja sa vjen dhe zbehet pasi kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti i fuqishëm 7.9 ballë. Por rastet e mrekullisë nuk mungojnë.

Dy burra, Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç dhe Mustafa Avci, 34 vjeç janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesa në Antakya, provincë e Hatay rreth 261 orë pas tërmetit. Më herët një 10-vjeçar u nxorr i gjallë nga rrënojat pas 260 orësh, duke u cilësuar nga mediat vendase si një mrekulli, pasi kanë mundur të mbijetojnë pa ujë, ushqim e në temperatura deri në -15 gradë Celsius.

Ndërsa një tjetër lajm tragjik ka ardhur nga Siria ku 7 pjesëtarë të një familje kanë ndërruar jetë nga një zjarr që përfshiu banesën e tyre pak ditë pasi u vendosën aty pasi u shpëtuan nga rrënojat e tërmetit shkatërrimtar. Sipas një eksperti turk, rreth 100 mijë persona mund të jenë ende nën rrënoja, kështu që pritet që numri i viktimave, fatkeqësisht të jetë edhe më i lartë nga sa raportojnë shifrat e deritanishme. 

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka dhuruar një milionë dollarë për të prekurit e tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Ora 21:34
Turqi/ Zjarrfikësit gjejnë mbi 2 milion dollarë dhe kasaforta nën rrënoja

 

Zjarrfikësit që po kërkojnë ende për të mbijetuar në rrënojat e shkaktuara nga tërmetet e 6 shkurtit që goditën Turqinë e Sirinë janë përballur me një situatë të pazakontë në Gaziantep, kjo pasi gjetën një shumë të konsiderueshme parash. Ata thanë për mediat vendase se gjetën 2 milion dollarë dhe gjithashtu edhe kasaforta e bizhuteri me vlerë nën rrënoja.

Menjëherë pasi i gjetën ata hapën kamerat dhe i vendosën të gjitha paratë në një qese të zezë, përpara se tja dorëzonin ato policisë.

“Ne jemi përpjekur me të gjithë fuqinë tonë për t’u ardhur në ndihmë personave të bllokuar nën rrënoja, të shpëtojmë jetë. Po ashtu, ne jemi përballur edhe me shumë raste të ngjashme kur kemi gjetur shuma parash apo sende të tjera me vlerë, të cilat ja kemi dorëzuar menjëherë policisë. Kjo është puna e një zjarrfikësi, shpëton jetën, mbron dhe pronën”, kështu është shprehur shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Gaziantep, Cafer Yilmaz.

Nën gërmadhat e godinave, përveç punonjësve të grupeve të kërkim-shpëtimit, janë parë hajdutë që gërmonin për sende me vlerë, pavarësisht ruajtjes nga autoritetet. Ndërkohë që personat kapen dhe arrestohen brenda një kohe të shkurtër, grupet e kërkim-shpëtimit ua dorëzojnë forcave të sigurisë paratë dhe bizhuteritë që gjejnë.

Për të shmangur abuzimet, autoritetet po regjistrojnë ço objekt të gjetur, ndërkohë që të gjithë njerëzit që pretendojnë se kanë humbur sende me vlerë nën rrënoja, duhet të bëjnë kallëzim në polici. Më pas nis procesi i verifikimit dhe nëse, sipas një procedure ligjore, të gjitha paratë, byzylykët, vathët dhe xhevahiret e çmuara që nxirren nga rrënojat nuk merren nga pronarët brenda një viti, ato transferohen në thesarin e shtetit.

Ora 20:45
SHBA: Të gatshëm për të ndihmuar Turqinë me gjithçka mundemi

SHBA do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve të forta që goditën provincat jugore, edhe pas ndihmave që ka dhënë deri tani.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë duke punuar drejtpërdrejt me qeverinë e Turqisë, duke punuar përmes partnerëve të OKB-së dhe OJQ-ve për të ofruar lehtësimin kritik që njerëzit në vend kanë nevojë për momentin. Para së gjithash, në emër të departamentit të shtetit dhe qeverisë amerikane, dua të them se mendimet dhe ndihmat tona vazhdojnë të jenë me popullin e Turqisë dhe Sirisë në atë që është një kohë shumë e vështirë dhe sfiduese tani”, tha zëdhënësi Vedant Patel për mediat shtetërore turke.

Ora 18:21
Turqi/ Shpëtohet një burrë pas 11 ditësh nën rrënoja

1676018381_14645639091kqidu3400831384370wyh656x492corrierewebsezionimasteroricropMASTER0x0.jpg

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim në terren për të gjetur dhe për të shpëtuar njerëzit nën rrënja ku thuhet se është një numër tepër i lartë që rrezikojnë të kenë humbur jetën nga dehidratimi dhe mosushqyerja.

Por, paçka lajmeve të trishta të rritjes së numrit të viktimave, rreth 44 mijë, ka edhe lajme pozitive të shpëtimeve të jetës. Një burrë shpëtohet nga rrënojat në Turqi 11 ditë pas tërmeteve. Ai ishte në pjesën jugore  të Turqisë.  Ndërsa disa ekipe ndërkombëtare të shpëtimit janë larguar nga zona e madhe e tërmetit në Turqi dhe Siri, të mbijetuarit po dalin ende nga shtëpitë e tyre të rrafshuara, duke sfiduar shanset.

Ora 17:34
Eksperti turk: Mbi 100 mijë persona mund të jetë ende nën rrënoja

Një profesor turk i gjeofizikës ka bërë një parashikim bazuar në të dhënat e popullsisë së Turqisë dhe ka dhënë shifra alarmante se sa persona të tjerë mund të ndodhen nën rrënoja dhe sa është probabiliteti për të qenë të gjallë.  Ai dha shifrën tronditëse se mund të jenë 100 mijë persona ende nën rrënoja.  Prej tyre, ai vlerëson se 0.1% deri në 0.2% janë gjallë.

“Sipas të dhënave të shtetit për ndërtesat e shembura, popullsinë etj deri më tani nga rrënojat kanë dalë 150 mijë persona të vdekur ose të plagosur. Sot të paktën 100,000 njerëz janë nën rrënoja. Disa prej tyre janë ende gjallë sot! Rreth 0.1% ose 0.2% “ , tha ai.

Edhe pse shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen, dhjetë ditë pas tërmetit që goditi, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët vazhdojnë përpjekjet e tyre. Numri i viktimave nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, me 6 shkurt ka shkuar në rreth 44 mijë.

Në Turqi  janë regjistruar 38,044 viktima ndërsa në Siri janë regjistruar mbi 5,800 viktima.

Ora 17:00
Ekipi i shpëtimit i Singaporit në shtëpi, misioni përfundon në Turqi

1676574378_Screenshot3.jpg

Një ekip kërkim-shpëtimi nga Singapor është kthyer në shtëpi, duke i dhënë fund misionit të tyre në Turqi.

Duke folur për shtypin në aeroportin e Stambollit, koloneli Cheë Keng Tok, një anëtar i Forcave të Mbrojtjes Civile të Singaporit, i shprehu ngushëllimet e tij popullit turk për katastrofën që ka marrë më shumë se 44,000 jetë në vend deri më tani.

Ai tha se ekipi përfundoi përpjekjet e tyre të shpëtimit në provincën Kahramanmaras, e cila ishte edhe epiqendra e tërmeteve.

Ora 16:31
Kryeministri i Pakistanit premton më shumë tenda dimri për Turqinë

1676552142_64696192403.jpg

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë të dërgojë tenda për të përballuar dimrin dhe ndihma të tjera për të mbijetuarit turq nga tërmetet e javës së kaluar. 

Sharif i bëri komentet gjatë një vizite në Turqi, ku u takua me Presidentin Erdogan. Pakistani ka dërguar tashmë një grumbull tendash dimri në Turqi.

Ndërkohë, vazhdon të mblidhet fonde shtesë nga personazhe publik në ndihmë të të prekurve të tërmetit. 

Ora 15:54
Turqi/ I mbijetuan tërmetit tragjik, vdesin nga zjarri 7 anëtarët e familjes siriane, pese prej tyre fëmijë

Një familje siriane me shtatë anëtarë, duke përfshirë pesë fëmijë i shpëtuar tërmetit tragjik, por ndërruan jetë si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre. Anadolu raportoi se familja ishte zhvendosur në rajonin qendror të Konias vetëm pak ditë më parë.

Agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu, raportoi duke cituar një deklaratë me shkrim nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Konias se shtëpia njëkatëshe, në të cilën jetonin 14 persona, mori flakë të premten. Shtatë persona të plagosur në incident po marrin trajtim, tha ajo.

“Në vendin e ngjarjes janë kryer hetimet e nevojshme dhe është caktuar një komision ekspertësh”, thuhet në deklaratë.

“E pamë zjarrin, por nuk mundëm të ndërhynim. Një vajzë u shpëtua nga dritarja”, tha për Anadolu banori Muhsin Cakir.

Pesë fëmijët që vdiqën ishin të moshës nga katër deri në 13 vjeç. Numri i të vdekurve nga tërmetet ka tejkaluar 43,000 në të gjithë Turqinë juglindore dhe Siri. Të enjten, Kombet e Bashkuara apeluan për më shumë se 1 miliard dollarë fonde për operacionin e ndihmës nga tërmeti në Turqi, vetëm dy ditë pas një apeli për 400 milionë dollarë për Sirinë e goditur nga tërmeti. Gjithashtu, ndihma më të pakta kanë shkuar drejt Sirisë, por personazhe publik dhe organizata janë ende duke kontribuuar në të dyja vendet e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit që shënon mb 44 mijë viktima.

Ora 13:14
FIFA dhuron 1 milionë dollarë për të prekurit e tërmeteve në Turqi dhe Siri

1676636059_fifa1.png

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka dhuruar një milionë dollarë për viktimat e tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë. FIFA njoftoi në faqen e saj zyrtare se në konsultim me federatat e futbollit turke dhe siriane, si dhe me organizatat civile se do ta dhurojë shumën për personat e pastrehë.

Veç saj, FIFA bën me dije se do jetë në kontakt me organizatat lokale për një tjetër lloj ndihme, asaj të asistencës që në të ardhmen mund të sigurojë fonde të reja për të prekurit e tërmetit.

Dy tërmete me magnitudë 7.9 dhe 7.6 që shkatërruan Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt vranë më shumë se 44,000, teksa mijëra të tjerë kanë mbetur pa strehë.

Ora 13:04
Pasi i mbijetuan tërmetit shkatërrues, ndërron jetë familja siriane me shtatë anëtarë! I mori flakë shtëpia në Turqi

1676635507_ll.JPG

Një familje siriane me shtatë anëtarë, mes tyre pesë fëmijë, arriti t’i mbijetonte tërmetit shkatërrues por ka humbur jetë një zjarr që goditi një shtëpinë ku u zhvendosën në Turqi.

Agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu, raportoi duke cituar një deklaratë me shkrim nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Konias se shtëpia njëkatëshe, në të cilën jetonin 14 persona, mori flakë të premten. Shtatë personat e tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?