Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA ka reaguar pas tragjedisë së tërmetit të fuqishëm 7.9 ballë që preku sot Turqinë dhe Sirinë.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga raportet e tërmetit shkatërrues të sotëm në Turqi dhe Siri. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme. Presidenti Biden ka udhëzuar USAID-in dhe partnerët e tjerë të qeverisë federale që të vlerësojnë opsionet e reagimit të SHBA-së për të ndihmuar ata që janë më të prekurit. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Qeverinë e Turqisë.”- thuhet në njoftim.
Njoftimi i Këshillit të Sigurisë së SHBA
Lajmi kryesor:
Tërmeti shkatërrues, e gjithë bota pranë popullit turk dhe atij sirian! Nisen grupet e para të shpëtimit! Mesazhet e solidaritetit të udhëheqësve botëror
G.MO/K.T./ReportTv.al