Harta e lëkundjes sizmike në Qipro

Bota

Tërmeti shkund edhe Qipron, forca 4.3 ballë, s’ka raportime për të lënduar

24 Dhjetor 2024, 20:48| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 20:53

  • Share

Një tërmet i fuqishëm shkundi Qipron mbrëmjen e sotme.

Lëkundja sizmike u raportua se kishte magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter. Shërbimi vendas dhe Instituti Euro-mesdhetar njoftuan se ka ndodhur mbrëmjen e sotme (24 dhjetor), në orën 20:22, në zonën detare pranë Qipros.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 31 kilometra në perëndim të Paphos, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 11 kilometra, informon media.

Nuk ka të dhëna për dëme materiale dhe të lënduar deri tani. Të shtunën tërmeti goditi edhe Patran në Greqi, me forcë 4,9 ballë, teksa pati dëme materiale dhe panik te qytetarët.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?