Harta e tërmetit në Greqi

Bota

Tërmeti shkund Greqinë pranë kufirit me Shqipërinë, ja sa ishte forca

2 Janar, 08:37| Përditesimi: 2 Janar, 08:41

  • Share

Greqi- Një tërmet ka shkundur mëngjesin e sotëm rajonin verior të Greqisë, në kufi me Shqipërinë.

Lëkundjet sizmike me forcë (magnitudë) 3.1 ballë të shkallës Rihter, u ndjenë në orën 06:51 të së enjtes (2 Janar 2025), në rajonin e Thesprotisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 7 kilometra në juglindje të Tsamandas, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 5 kilometra.

Nuk raportohet për dëme materiale dhe të lënduar, pasi lëkundjet konsiderohen mesatarisht jo të forta, por paniku të banorët ka qenë i lartë dhe gjithashtu frika për pasgoditje.

Greqia është përfshirë nga një valë pothuajse e përditshme tërmetesh gjatë dy javëve të fundit, kryesisht në rajonet e Kretës dhe Atikës (Athinë dhe Patra), por pa të lënduar dhe vetëm me dëme të lehta, teksa forca maksimale e lëkundjeve shkoi deri në 5 ballë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?