Foto ilustruese

Sociale

Ndihen lëkundje sizmike në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca e tërmetit!

2 Gusht, 17:06| Përditesimi: 2 Gusht, 19:55

  • Share

Jo vetëm temperatura të larta dhe zjarre, por edhe lëkundje sizmike.

Një tërmet është regjistruar pasditen e sotme në Shqipëri (e shtunë, 2 gusht).

Mësohet se epiqendra ishte të paktën 9 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Vorës, në Tiranë.

Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë i shkallës Rihter, ndërsa thellësia fokale 15 kilometra. Nuk raportohet për dëme, teksa situata mbetet nën monitorim.

Regjistrimi i shkallës dhe vendit të tërmetit

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?