Lëkundje sizmike janë ndjerë pasditen e sotme në qarkun e Tiranës.
Tërmeti u shënua diku rreth orës 18:24 dhe lëkundjet ishin të ndjeshme.
Mësohet se forca e tij ka qenë 3,6 ballë dhe nuk raportohet për dëme dhe pasoja për momentin.
Sipas IGJEUM, tërmeti e ka pasur epiqendrën në Krujë dhe u ndjenë në Tiranë.
Tërmeti u regjistrua 7 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës dhe 16 kilometër në veriperëndim të Tiranës.
Komento
Komente
