Tërmeti nuk ‘kursen’ as Muzeun Historik Kombëtar, Ministria mbyll institucionin (VIDEO)

18 Dhjetor 2019, 12:20| Përditesimi: 18 Dhjetor 2019, 14:01

  • Share

Tërmeti i datës 26 nëntor që përshkroi vendin tonë, nuk ka kursyer as institucionet e kulturës. Muzeu Historik Kombëtar mbyllet pas një urdhëri të dhënë nga Ministria e Kulturës. Ndonëse, nuk është bërë asgjë publik asnjë njoftim paraprakisht, puna gjatë këtyre 20 ditëve, edhe frekuentimi i këtij institucioni nga artdashësit ka vazhduar normalisht.

Madje, edhe gjatë ditës së sotme, fëmijët e një prej shkollave 9-vjeçare në Durrës, kishin ardhur për ta vizituar, për të kaluar traumat e tërmetit.

Mësuesit të gjendur të papërgatitur, vazhdonin që të pyesnin, se ku mund që t’i çojnë fëmijët për të kaluar disa orë argëtimi. Derisa, një nga punonjësit e institucionit me dyer të mbyllua i sqaron, se muzeu do të hapet vetëm kur të bëhet riparimi i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.  

Ndërsa, për  “ReportTV” nga ministria sqarojnë, se deri në akt-ekspertizën e Institutit të Ndërtimit, muzeu do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët edhe për administratën. 

Muzeu Historik Kombëtar është inauguruar në vitin 1981. Në pavijonet e tij ekspozohen rreth 5000 objekte, nga mijëvjeçari IV-t para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliria e bashkuar: 18/12/2019 17:00

    Turp dhe pa aftesi e tmershme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?